Ndërlidhjet

Ivanoviq: Nuk mund t'u besohet premtimeve të Bylerit


Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, deklaroi sot se nuk mund tu besohet premtimeve të komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, për praninë e vazhdueshme të pjesëtarëve të KFOR-it, te ura mbi Sitnicë, ndërtimin e së cilës e kundërshtojnë serbët lokalë në Prilluzhë.

“Kësaj nuk mund t’i besohet, për shkak të tendencës së zvogëlimit të numrit të ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s”, i tha Ivanoviq agjencisë Beta dhe shtoi se “KFOR-i nuk është treguar në ngjarjet e fundit në Mitrovicë”.

Zoti Ivanoviq theksoi se për këtë arsye i kupton plotësisht rezervat e serbëve nga Prilluzha, sepse janë të bazuara në frikën e arsyeshme, pasi më herët nëpër urë natën kanë ardhur “shumë njerëz të cilët nuk ia donin të mirën” serbëve.
XS
SM
MD
LG