Ndërlidhjet

Banka Botërore paralajmëron "zonë të re rreziku"


Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellik, tha se qeveritë evropiane duhet të ristrukturojnë ekonomitë e tyre për rikthimin e besimit në tregjet financiare.

Komentet e tij vijnë në kohën kur, siç tha ai, ekonomia globale po shkon drejt "një zone të re rreziku".

Ai tha se kriza e borxhit në Evropë dhe grindja politike në Uashington rreth kufirit të borxhit, kanë shkaktuar "shqetësim dhe pasiguri në lidhje me ekonominë globale".

Zoellik përshëndeti lajmin se Banka Qendrore Evropiane ka blerë bonot e Italisë dhe të Spanjës në vlerë prej 22 miliardë eurosh, por, megjithatë, ai tha se përpjekjet e Bankës Qendrore janë afatshkurtra dhe nuk ndryshojnë problemin e niveleve të larta të borxhit.
XS
SM
MD
LG