Ndërlidhjet

OKB-ja ka tërhequr një pjesë të personelit nga Siria


Kombet e Bashkuara thonë se kanë tërhequr një pjesë të personelit nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Asad po vazhdojnë të godasin kryengritësit kundër regjimit të tij, që pesë muaj me radhe.

Koordinatori i posaçëm i OKB-së për Liban, Majkëll Uilliams, tha në një deklaratë se 26 anëtarë të personelit bashkë me familjet e tyre, e kanë lënë Sirinë.

Uilliams tha gjithashtu se është "shumë i shqetësuar" me situatën në qytetin bregdetar Latakia, ku aktivistët thonë se 36 vetë janë vrarë në një sulm ushtarak, i cili filloi të shtunën.

Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se trupat siriane arrestuan dhjetëra njerëz në Latakia dhe në Damask gjatë natës.

Aktivistët vlerësojnë se së paku 1700 vetë janë vrarë në Siri që nga fillimi i protestave.
XS
SM
MD
LG