Ndërlidhjet

Rumania promovon jetën e Çausheskut


Ministrja e Turizmit e Rumanisë, Elena Udrea, tha se vizitorët e shtetit rumun së shpejti do të mund të ndjekin një "turne turistik" me pjesë të rëndësishme nga jeta e ish-diktatorit komunist, Nikolaj Çaushesku.

Udrea tha se ministria që ajo udhëheq po punon për një "tur të kuq" që do të ndjekë gjurmët e komunizmit dhe diktaturës.

Ai do të përfshijë fshatin e lindjes së Çausheskut dhe burgun ku ai ka qëndruar dy vjet për "veprimtari armiqësore" në vitet 1930.

Udrea tha se turneu do të përfshijë edhe një ndalesë në ballkonin e selisë së partisë komuniste, ku Çaushesku mbajti fjalimin e tij të fundit më 21 dhjetor, 1989, dhe një vizitë kazermave të ushtrisë, ku ai u ekzekutua bashkë me gruan e tij, Elena, më 25 dhjetor, 1989.
XS
SM
MD
LG