Ndërlidhjet

Tahiri e Xhentilini diskutojnë të ardhmen evropiane të Kosovës


Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentilini.

Në këtë takim u diskutua për perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe reformat që i ka ndërmarrë Qeveria në drejtim të plotësimit të standardeve të BE-së, thuhet në kumtesën për media.

Sipas së njëjtës, në takim është vlerësuar edhe rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit, "sidomos në ato pjesë ku ka nevojë më shumë".
XS
SM
MD
LG