Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë rihapin ambasadën në Uashington


Diplomati që përfaqëson kryengritësit libianë ka hapur zyrtarisht misionin e Libisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

I dërguari Ali Aujali, i cili ishte ambasador i Gadafit në Uashington deri kur dezertoi nga regjimi në muajin shkurt, ka rihapur misionin në emër të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cili nga Shtetet e Bashkuara është njohur si qeveri legjitime e Libisë.

“Për herë të parë në 42 vjet, kjo ambasadë përfaqëson një Libi të lirë. Dua të falënderoj anëtarët e komuniteteve libiane - amerikane, disa prej të cilëve janë këtu, për mbështetjen e kauzës së lirisë në Libi. Ambasada e re, nën kontrollin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, është e përkushtuar të shërbejë libianët dhe të avancojë thirrjet për liri dhe demokraci në Libi”, tha Aujali.

Ndërkohë, kryengritësit libianë raportohet të kenë vazhduar luftimet me forcat e Gadafit, për marrjen nën kontroll të objekteve të naftës në Zavijah – 50 kilometra larg Tripolit.
XS
SM
MD
LG