Ndërlidhjet

Shutanovac, Riker: Zgjidhja e problemeve në Kosovë me dialog


Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, dhe zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, kanë theksuar se vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë, është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, ka kumtuar sot ministria e mbrojtjes e Serbisë.

Zoti Shutanovac ka thënë se vetëm vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë, mund t’i kontribuoj gjetjes së zgjidhjeve përkatëse në interes të të gjithë banorëve të Kosovës, ndërsa zoti Riker ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut është rast shumë i mirë për kapërcimin e të gjitha problemeve administrativo-teknike, të cilat e kanë sjellë krijimin e krizës në Kosovë.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit mëtutje i ka shprehur falënderim Serbisë për qëndrimin parimor, që me dialog dhe veprimtari diplomatike “t’i zgjidhë momentet krizë” në Kosovë, thuhet në kumtesë.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, zoti Riker është takuar edhe me zëvendës kryeministrin Bozhidar Gjeliq, dhe minsitrin e brendshëm, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG