Ndërlidhjet

Pakistan: Bandat fajësohen për 39 vrasje në Karaçi


Zyrtarët thonë se anëtarët e bandave të dyshuara i kanë vrarë 39 vetë, gjatë dy ditëve të vrasjeve nga kënaqësia, në qytetin më të madh pakistanez, Karaçi.

Dyshohet se bandat janë të ndërlidhura me partitë kryesore politike të qytetit dhe ishin fajësuar për rritje të vrasjeve gjatë muajve të fundit.

Shefi i policisë në Karaçi, Saud Mirza, tha se 17 njerëz ishin vrarë në Karaçi të mërkurën, dhe 22 të tjerë janë vrarë sot.

Sipas tij, shumica e viktimave ishin torturuar dhe qëlluar në kokë.
XS
SM
MD
LG