Ndërlidhjet

Kina beson në ekonominë e Amerikës


Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, ka shprehur besimin e tij në ekonominë e Amerikës, duke deklaruar se "dy vendet nuk duhet t’i politizojnë çështjet tregtare".

Jimping, i cili pritet të jetë president i ardhshëm i Kinës, i ka bërë këto komente pas takimit që ka pasur me homologun e tij amerikan, Xho Bajden.

Ky i fundit po viziton Kinën, me qëllim të forcimit të reputacionit të ekonomisë amerikane.

Zëvendëspresidenti amerikan citohet t'i ketë thënë homologut kinez se "mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës".
XS
SM
MD
LG