Ndërlidhjet

Serbia kërkon kredi nga FMN-ja


Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se vendi i tij do të kërkojë kredi prej një miliard eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.


Bozhidar Gjeliq tha se kredia do të jetë një garanci për investitorët e huaj.

Një delegacion i FMN-së po qëndron në Beograd për të negociuar mbi marrëveshjet e kredisë së re.


Negociatat pritet të zgjasin deri në dy javë. Serbia më parë ka marrë kredi prej 3 miliardë eurosh nga FMN-ja, e cila ka përfunduar në muajin prill.
XS
SM
MD
LG