Ndërlidhjet

Shpërthim në xhami, 40 të vrarë


Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një xhami të Pakistanit.

Zyrtarët thonë se ka prova që tregojnë se autorët janë sulmues vetëvrasës.

Ngjarja ndodhi në xhaminë e qarkut Khiber, ku qindra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG