Ndërlidhjet

Shutanovac: S'ka zgjidhje 'ad hoc' për Kosovën


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, ka thënë se nuk ekziston "zgjidhje ad-hoc për problemin e Kosovës".

Sipas tij, Beogradi duhet me "urtësi dhe vizion" të gjejë aleatë për të arritur deri te qëllimi final, që do të ishte "i pranueshëm për Serbinë".

Ministri serb ka thënë se mënyra që kanë përdorur autoritetet e Prishtinës për vendosjen e ligjit në tërë territorin e Kosovës, "nuk e ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar" dhe se për të "ka qenë i befasuar edhe Uashingtoni".

"Një nga bashkëbiseduesit kryesorë janë Shtetet e Bashkuara. Klima në Uashington ngadalë po ndryshon, ka një mirëkuptim më të madh ndaj situatës në të cilën ndodhet Serbia, dhe Prishtinës nuk i jepet më mbështetja pa rezervë - posaçerisht jo për veprimet e dhunshme. Është detyrë e jona që tani të tregojmë durim dhe vendosmëri, në mënyrë që problemet t'i zgjidhim në mënyrë diplomatike", ka thënë Shutanovac për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG