Ndërlidhjet

Njëzet vjet nga fillimi i rënies së Bashkimit Sovjetik


Sot shënohet 20-vjetori i fillimit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Anëtarët e linjës së fortë të Partisë Komuniste, më 19 gusht, 1991, u përpoqën të marrin pushtetin nga presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i cili kishte nisur reforamt për ruajtjen e sistemit njëpartiak në Bashkimin Sovjetik.

Grusht-shteti u mund pak ditë më vonë, më 21 gusht, pas organizimit të rezistencës popullore, përfshirë dhe atë të Boris Jelcinit, i cili u bë presidenti i parë i Federatës post-Sovjetike Ruse.

Pas shembjes së grusht-shtetit, Gorbaçovi i dobësuar u rikthye në pushtet. Por, ngjarjet e gushtit 1991 janë parë si "incident kyç", që çoi në shpërbërjen formale të Bashkimit Sovjetik, në dhjetor të vitit 1991.
XS
SM
MD
LG