Ndërlidhjet

BE, e shqetësuar me gjendjen e Timoshenkos


Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrës së Ukrainës, Julia Timoshenko. Kjo e fundit është arrestuar dy javë më parë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës.

Zëdhënësi i BE-së për marrëdhënie me jashtë, Majkëll Men, tha se blloku i ka bërë thirrje Kijevit të sigurojë trajtimin e duhur mjekësor për Timoshenkon.

“Jemi të shqetësuar me raportet se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Kërkojmë nga autoritetet e Ukrainës të sigurojnë trajtim të pavarur mjekësor. Një gjë e tillë mundëson sqarimin e situatës, çfarë është në interes të gjykatës”, tha Men.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka kërkuar leje nga autoritetet ukrainase për të vizituar Timoshenkon në burg dhe se të njëjtën kërkesë e përsërit edhe tani.

Timoshenko, e cila është arrestuar më 5 gusht, është sëmurë të enjten në gjyq dhe ka kërkuar të kontrollohet nga mjeku i saj personal.
XS
SM
MD
LG