Ndërlidhjet

Numri i të vrarëve në xhami arrin në 48


Zyrtarët pakistanezë thonë se ka arritur në 48 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në xhami.

Të njëjtat burime pohojnë se ka dëshmi që ky ishte sulm vetëvrasës.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë e qarkut Kiber, ku qindra besimtarë ishin tubuar për faljen e Xhumasë.

Zyrtari lokal, Mutahar Zeb, tha se afro 85 persona të tjerë janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG