Ndërlidhjet

SHBA e zhgënjyer me Bjellorusinë


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas deklaratave të Bjellorusisë se do të pezullojë planin për eliminimin e rezervave të saj me uranium të pasuruar, me ndihmën e SHBA-së.

Ministria e Jashtme bjelloruse njoftoi të premten se Minsku tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Uashingtonin vitin e kaluar, për shkak të, siç i quajti, sanksioneve të paligjshme të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, në përgjigje të shtypjes që u bën regjimi i tij aktivistëve të opozitës.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Bjellorusisë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “i zhgënjyer” dhe se shpreson që Minsku, megjithatë, do ta përmbushë objektivin e deklaruar, për eliminimin e rezervave të uraniumit.“Ky do të ishte një kontribut i përgjegjshëm për sigurinë globale”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Presidenti Likashenko ka thënë se Bjellorusia ka qindra kilogramë të uraniumit të pasuruar që nga koha sovjetike – material ky që mund të përdoret për armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG