Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë thonë se kontrollojnë Bregan


Kryengritësit libianë thonë se kanë marrë nën kontroll qendrën strategjike të naftës e Brega, në lindje të vendit.

Ky pohim ende nuk ka një konfirmim të pavarur. I njëjti vjen një ditë pasi rebelët thanë se kanë marrë nën kontroll dy qytete të tjera kyçe, Zavijah dhe Zlitan.

Qeveria libiane, përmes zëdhënësit të saj, Musa Ibrahim, ka hedhur poshtë pretendimet e rebelëve, duke thënë se forcat e Gadafit vazhdojnë të jenë në avantazh në të dyja qytetet.

Në të tjera zhvillime, kryengritësit kanë njoftuar se ish-ndihmësi i lartë i Gadafit, Abdul Salam Jallod, ka dezertuar dhe u është bashkuar rebelëve.
XS
SM
MD
LG