Ndërlidhjet

U vra një prokuror në jug të Afganistanit


Zyrtarët afganë, sot thanë se dy persona me një motoçikletë kanë vrarë një prokuror vendas në provincën e trazuar të vendit Helmand.

Guvernatori lokal ka lëshuar një deklaratë duke thënë se prokurori ka shërbyer në qarkut jugor Grishk, dhe se ai u vra pasi që kishte dalë nga puna.

Sulmuesit thuhet se u larguan nga vendngjarja. Deri tash askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG