Ndërlidhjet

Liga Arabe dënon sulmet izraelite në Gaza


Liga Arabe ka dënuar sot sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të marrin masa për t'i dhënë fund sulmeve, ku u vranë 15 persona.

"Ne lëshuam një deklaratë që dënon ofensivën izraelite në Gaza dhe tokën egjiptiane. Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin procedura për të ndaluar ofensivën e Izraelit në Gaza", tha para gazetareve sekretari i përgjithshëm Nabil Elarabi.

Në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore ishte edhe një udhëheqës i një fraksioni të armatosur palestinez dhe pesë civilë, duke përfshirë tre fëmijë.
XS
SM
MD
LG