Ndërlidhjet

Ministri Beqaj pritet ta takoj nesër kryeministrin Berisha


Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj të hënën viziton Tiranën me ç’rast do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në një njoftin për media nga kjo ministri thuhet se “gjatë takimit në mes të kryeministrit shqiptar dhe ministrit Beqaj do të bisedohet lidhur me bashkepunimin ekonomik në mes të dy vendeve me theks të veçantë në lëmijtë të cilat i mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe bashkëpunimi bilateral pas aplikimit të masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë këtij takimit do diskutohet edhe për bashkëpunimin në mes të bizneseve të dy vendeve dhe angazhimit të institucioneve të dy shteteve që raportet ekonomike të arrijnë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në fund të njoftimit.
XS
SM
MD
LG