Ndërlidhjet

Liderët botërorë i kërkojnë Gadafit të largohet


Liderët botërorë i kanë bërë thirrje udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, të heqë dorë nga pushteti, pasi rebelët kanë marrë tashmë nën kontroll pjesën më të madhe të kryeqytetit Tripoli.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se regjimi i Gadafit është copëtuar dhe i kërkoi atij të ndalojë luftën pa kushte.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka bërë thirrje për tranzicion paqësor në Libi, ndërkohë që vendndodhja e Gadafit mbetet e panjohur.

Afrika e Jugut ka mohuar spekulimet se ka dërguar avionë për të ndihmuar Gadafin të largohet nga vendi.
XS
SM
MD
LG