Ndërlidhjet

Raporti: Djali i Gadafit ka ikur nga arresti shtëpiak


Njëri nga djemtë e kolonelit Muamer Gadafi, që ishte nën arrest shtëpiak, ka ikur, ka raportuar sot Televizioni Al-Xhazira.

Sipas raportit, djali i Gadafit, Mohamedi, kishte ikur me ndihmën e forcave lokaje ndaj babait të tij.

Ai u ishte dorëzuar kryengritësve, të dielën vonë, dhe është mbajtur në arrest shtëpiak nga kryengritësit.

Al-Xhazira raportoi se luftëtarët lojalistë e shkatërruan shtëpinë ku gjendej Mohamedi dhe e liruan atë, pas përleshjes me rojtarët në këtë shtëpi.

Vendqëndrimi i Muamer Gadafit vazhdom të mbetet i panjohur.
XS
SM
MD
LG