Ndërlidhjet

Merkel arrin në Beograd


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Beograd, në ndalesën e saj të fundit në një turne të shkurtër në Ballkan.

Merkel tha se do t'u thotë liderëve serbë që të ndjekin rrugën e Kroacisë që sipas saj, ka bërë përparime të mëdha në "zhvillimin shoqëror dhe ekonomik".

Merkel ka thënë po ashtu se Serbia duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Kosovën për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Merkel ka arritur në Beograd pas vizitës së djeshme në Kroaci.

Merkel para fillimit të vizitës në Kroaci dhe Serbi pati deklaruar se njëra nga detyrat e saj do të jetë, "që ta bindë Serbinë, se duhet ta vazhdojë dialogun me Kosovën”.
XS
SM
MD
LG