Ndërlidhjet

Berisha përshëndet rënien e regjimit në Libi


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka përshëndetur rënien e regjimit të kolonel Muhamer Gadafit në Libi.

Në një deklaratë për media në faqën zyrtare të Kryeministrisë thuhet:

“Kryeministri Berisha përshëndet rënien e Tripolit, kryeqytetit të Libisë, nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve të opozitës, duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial, shtypës, gjysmë shekullor të Muhamer Gadafit dhe një fitore historike për popullin libian, NATO-n, vendet anëtare dhe miqtë e tjerë të lirisë së tij, në mbarë botën”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se “shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror dhe hapjen e rrugës për ndërtimin në liri të shtetit ligjor, të bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të individit”, thuhet mes tjerash në deklaratën e kryeministrit Berisha.
XS
SM
MD
LG