Ndërlidhjet

NATO: Rënia e Gadafit, “çështje kohe”


NATO tha sot se është vetëm çështje kohe para se regjimi i udhëheqësit libian Muhamer Gadafit të pushtohet nga kryengritësit në Tripoli.

"Le të jetë e qartë këtu: pavarësisht zhurmës që mund të bëhet në Tripoli, regjimi i Gadafit ka kaluar pikën e kthesës dhe është duke shkuar poshtë. Kështu që për ne, kjo është çështje e kohës(se kur do të ndodhë)”, tha zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie.

Lavoie tha gjithashtu se NATO nuk e di se ku është Gadafi.

Deklaratat e NATO-s vijnë pasi kryengritësit thanë se ata janë duke përparuar në kompleksin e fortifikuar të Muhamer Gadafit, në Tripoli, ku disa kryengritës besojnë se Gadafi është duke u fshehur.

XS
SM
MD
LG