Ndërlidhjet

Kryengritësit hyjnë në kompleksin e Gadafit


Qindra rebelë raportohet të kenë hyrë në kompleksin ushtarak të Muamer Gadafit në Tripoli.

Nuk ka ende njoftime për vendndodhjen e liderit libian, ndërkohë që NATO-ja tha se fundi i tij "është çështje kohe".

“Le të jemi të qartë: pavarësisht zhurmës që mund të bëjnë në Tripoli, regjimi i Gadafit ka kaluar pikën e kthesës dhe po shkon drejt përmbysjes. Tani, është çështje kohe”, tha zëdhënësi i NATO-s, Roland Lavoi, para gazetarëve në Bruksel.

Lavoi tha se NATO-ja nuk e di se ku ndodhet Gadafi.
XS
SM
MD
LG