Ndërlidhjet

Eshton i kërkon opozitës libiane të përqendrohet në siguri


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka mbajtur një konferencë urgjente për media, rreth ngjarjeve në Libi.

Ajo tha se ka folur me kreun e Këshillit Tranzitor të opozitës, Mustafa Abdel Xhalil, i cili, siç tha Eshton, e ka njoftuar se 80 për qind e Tripolit kontrollohet nga kryengritësit, porse "beteja do të marrë kohë".

"Është shumë e rëndësishme që ne kemi filluar dhe po vazhdojmë procesin për të ndihmuar liderët e përkohshëm të Libisë që të përqendrohen në siguri. Ndjenja e sigurisë në vend është themelore për të ardhmen", tha Eshton.
XS
SM
MD
LG