Ndërlidhjet

Rusi: Anija kozmike dështoi ta arrijë orbitën


Agjencia kozmike ruse, Roskosmos, tha se një anije furnizuese, që ishte nisur për në Stacionin Ndërkombëtra të Gjithsësisë, ka dështuar ta arrijë orbitën e planifikuar.

Anija kozmike furnizuese, Progres, ishte lansuar sot nga baza Bajkonur në Kazakistan.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ajo u përfshi nga flaka në atmosferë dhe se mbeturinat e saj u përplasën në Siberi.

Meqë aktualisht programi i anijeve kozmike i Shteteve të Bashkuara ka përfunduar, anijet kozmike ruse janë të vetmet lidhje për furnizim të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithsësisë.
XS
SM
MD
LG