Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohen deklaratat e shitësit rus të akuzuar të armatimit


Gjyqtarja në qytetin e Nju Jorkut, Shira Seindlin, ka vendosur se deklaratat e të dyshuarit rus për trafikimit të armatimit, Viktor Bout, dhënë para autoriteteve amerikane, menjëherë pasi ishte arrestuar, nuk mund të përdoren kundër tij, në procesin gjyqësor në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqtarja ka vendosur se deklaratat e të akuzuarit Bout dhënë hetuesve amerikanë, pak kohë pas arrestimit të tij në Tajlandë, në vitin 2008, nuk ishin bërë vullnetarisht, prandaj ato nuk mund të shfrytëzohen në gjykatë.

Viktor Bout, 44 vjeçar, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat se ka urdhëruar shitjen e armatimit për Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, që nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht konsiderohet grup narko-terrorist, me konspiracion për të vrarë shtetas amerikanë.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 25 vjet burg.

Viktor Bout, ish oficer i forcave ajrore sovjetike, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG