Ndërlidhjet

Apple: Stiv Xhobs nuk është më shef ekzekutiv i kompanisë


Bashkëthemeluesi i kompanisë Apple, Stiv Xhobs, ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv në këtë kompani të suksesshme teknologjike.

Zoti Xhobs, 56 vjeçar, dihet se e ka mbijetuar luftën me kancerin e pankreasit dhe ka qenë në pushim mjekësor, në kushte të pazbuluara, prej muajit janar.

Në një deklaratë të shkrutër, Siv Xhobs, tha se ai tashmë nuk është në gjendje t’i përmbushë “detyrat dhe pritjet” si shef ekzekutiv i kompanisë Apple.

Sipas kësaj deklarate, ai tash do të jetë kryesues i Bordit të kompanisë, ndërsa shef i ri do të jetë, Tim Kuk, që deri tash ishte shef i shitjes dhe i operacioneve.

Pak kohë pas deklaratës, mbrëmë vonë, aksionet e kompanisë Apple shënuan rënie për 7% në bursën e Nju Jorkut.

Nga shumë persona, zoti Xhobs, shihet si vizionar teknologjik, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e kompanisë Apple, duke e shndërruar në njërën nga korporatat më me vlerë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG