Ndërlidhjet

Forbes: Merkel – femra më e fuqishme në botë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është femra më e fuqishme në botë, thotë revista Forbes, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas revistës, Merkel “është udhëheqëse e njëres prej ekonomive reale globale në Evropë dhe është lidere e pakontestuar në Bashkimin Evropian”.

Në vendin e dytë radhitet sekretarja amerikane e shetit, Hillari Klinton, pason presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, e të tjera.

Në listën vjetore të 100 femrave më të fuqishme në botë, revista Forbs, e radhit edhe zonjën e parë amerikane, Mishel Obama, që është e teta, e nënta është shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, pop këngëtarja senzacionale, Ledi Gaga është e 11-ta, Mbretëresha britanike Elizabeta është radhitur në pozitën 41, e kështu me radhë.

Forbes thotë se femrat në këtë listë, kryesisht politikane, biznesmene dhe personalitete mediale dhe argëtuese, e kanë arritur fuqinë e tyre nëpërmjet parave dhe të forcës si dhe me përdorim të suksesshëm të mediale shoqërore.
XS
SM
MD
LG