Ndërlidhjet

Jeremiq kërkon ndihmën e Dodikut për Kosovën


Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i ka kërkuar presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, të përdorë ndikimin e tij në Bosnjë e Hercegovinë, në mënyrë që "përfaqësuesi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përkrahë qëndrimet e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë".

Pas takimit me Dodikun në Banja Llukë, Jeremiq tha se mesazhet për statusin e Kosovës dhe parakushtet për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian - të cilat i ka theksuar kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Beograd - do të kenë pasoja strategjike për rajonin e Ballkanit.

Jeremiq konfirmoi se do të marrë pjesë në seancën e së hënës të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për Kosovën.
XS
SM
MD
LG