Ndërlidhjet

Beqaj takon ekspertët e Bankës Botërore


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Panelit të ekspertëve të pavarur, të caktuar nga Banka Botërore, për të shqyrtuar projektin “Kosova e Re” nga pikëpamja e Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.

Gjatë takimit mësohet se janë shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me burimet e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe bashkëpunimit më të madh rajonal në shkëmbimin e energjisë, me qëllim të optimizmit të sistemeve elektroenergjetike.
XS
SM
MD
LG