Ndërlidhjet

Gjermania kërkon nga Serbia të pranojë realitetin në Kosovë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernest Rajhel.

Ky i fundit mësohet ta ketë informuar ministrin Hoxhaj me qëndrimin e Qeverisë gjermane lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

“Kancelarja Merkel në Beograd ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta pranojë realitetin në Kosovë dhe të heqë dorë nga strukturat paralele në veri”, ka thënë Rajhel.

Sipas tij, shteti gjerman kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë e përkushtuar në dialogun me Serbinë, në gjetjen e zgjidhjeve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Ministri Hoxhaj e ka siguruar atë se Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar në sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, thuhet në kumtesën për media të Ministrisë së Jashtme.
XS
SM
MD
LG