Ndërlidhjet

Kryeministri japonez Naoto Kan dha dorëheqje


Kryeministri i Japonisë Naoto Kan, njoftoi sot se jep dorëheqjen pas pak më shumë se një vit në detyrë.

Kan njoftoi se është larguar edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Japonisë, duke i dhënë fund kështu qëndrimit të tij si kryeministër.

Në qershor, Kan kishte premtuar se do të japë dorëheqjen.

Kan u ballafaqua me kritika të mëdha për menaxhimin e situatës pas cunamit, krizës bërthamore dhe vështirësive ekonomike.
XS
SM
MD
LG