Ndërlidhjet

Diplomati francez emërohet i dërguar i BE-së për Kaukazin


Bashkimi Evropian ka emëruar të dërguar të ri të bllokut në Kaukazin Jugor dhe për kontestin Rusi-Gjeorgji.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha se diplomati francez, Fillip Llefort, "ka njohuri të thella të rajonit dhe përvojë pune në nivel shumë të lartë".

Si përfaqësues special për rajonin që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, Llefort "do t'i inkurajojë këto vende për të ndjekur reformat politike dhe ekonomike, si dhe për të forcuar marrëveshjet e bashkëpunimit me BE-në".

Ai do të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga lufta e tyre e vitit 2008.
XS
SM
MD
LG