Ndërlidhjet

FOL publikon shkeljet e institucioneve publike


Lëvizja FOL, në kuadër të angazhimit në luftën kundër korrupsionit, ka publikuar raportin “Monitoruesi i Prokurimit”.

Gjetjet e fundit të kësaj lëvizjeje flasin për "shkelje ligjore nga ana e ministrive dhe institucioneve tjera publike, sa u përket procedurave të prokurimit”.

“Qeveria e Kosovës, përgjatë periudhës prill-qershor, ka bërë gjithsej 5 shkelje ligjore. Këto shkelje kanë ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, sqaroi pos tjerash Armend Mazreku, hulumtues në Lëvizjen FOL.
XS
SM
MD
LG