Ndërlidhjet

Sulmi në zyrat e OKB-së shkakton numër viktimash


Disa persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ka ndodhur pranë kompleksit të Kombeve të Bashkuara në Abuja të Nigerisë.

Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit. Disa pjesë të ndërtesës, ku ndodhej pjesa më e madhe e zyrave të OKB-së, janë shkatërruar.

Shumë viktima apo të lënduar besohet të ndodhen nën rrënoja. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG