Ndërlidhjet

SHBA paralajmëron palestinezët


Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ndërpresin ndihmën për Autoritetin Palestinez, nëse ky i fundit kërkon nga Kombet e Bashkuara ta njohin si shtet të pavarur.

Kryenegociatori palestinez, Saib Erekat, tha se konsulli i përgjithshëm amerikan në Jerusalem, Daniel Rubinshtajn, i ka tërhequr vërejtjen se “Uashingtoni do të marrë masa ndëshkuese nëse palestinezët i paraqesin OKB-së kërkesën e tyre në shtator”.

Duke cituar Rubinshtajnin, Erakat tha se SHBA mund t’iu ndalojë palestinezëve ndihmën vjetore në vlerë prej 470 milionë dollarësh. Konsullata amerikane nuk ka dashur t'i komentojë deklaratat.

Izraeli dhe SHBA-ja kundërshtojnë fuqishëm planin e palestinezëve, duke argumentuar se shteti palestinez mund të krijohet vetëm nëpërmjet bisedimeve me Izraelin.
XS
SM
MD
LG