Ndërlidhjet

Ban dënon sulmin në Nigeri


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një deklaratë, ku ka dënuar sulmin pranë kompleksit të OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuja, duke e quajtur një "krim të urryer".

Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-mun, tha se 26 organizata humanitare dhe agjenci të zhvillimit të OKB-së ishin të vendosura në kompleks.

Qindra punonjës ndodheshin në punë në kohën kur ka ndodhur sulmi.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përderisa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ban siguroi se sulmi nuk do të pengojë OKB-në "për të vazhduar punët e rëndësishme dhe jetike për popullin e Nigerisë dhe për vendet e tjera të botës".
XS
SM
MD
LG