Ndërlidhjet

Kryengritësit marrin nën kontroll vendkalimin kufitar me Tunizinë


Kryengritësit libiane kanë marrë nën kontroll vendkalimin kufitar Jdir Ras në kufi me Tunizi.

Ata janë duke u munduar që të mbyllin të gjitha rrugët e ikjes të cilat mund t’i përdorë lideri libian Muhamer Gadafi.

Një zyrtar nga Tunizia në kushte anonimiteti tha se 100 kryengritës kanë arritur në zonë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombet e Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka bërë thirrje për një kthim të shpejtë të rendit në Libi.
XS
SM
MD
LG