Ndërlidhjet

Uragani Ajrinë arrin në Karolinën Veriore


Stuhia e fuqishme e quajtur Ajrinë, që po lëvizë përgjatë bregdetit lindor të SHBA-ve ka arritur në Kalorinën veriore.

Uragani me valët kërcënuese, të cilat raportohet të jenë të larta rreth tre metra e gjysmë, thuhet se është në rrugën drejt Bostonit dhe mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në 20 shtete të SHBA-ve dhe të rrezikojë jetën e 3.5 milionë njerëzve.

Autoritetet kanë evakuuar tashmë qindra e mijëra njerëz, dhe vetëm në Nju Jork raportohet se janë evakuuar rreth 300 mijë njerëz, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG