Ndërlidhjet

Zyrtarja e OKB-së viziton selinë e shkatërruar në Nigeri


Zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Asha-Rose Migiro, ka vizituar selinë e shkatërruar të kësaj organizate në Nigeri.

Kompleksi i Kombeve të Bashkuara në Abuja ishte shënjestër sulmeve vetëvrasëse të premten, nga të cilat humbën jetën të paktën 16 persona.

"Unë kam ardhur për të vlerësuar situatën. Është një incident tronditës. Ky sulm është kundër paqes globale. Sulmi është gjithashtu kundër njerëzimit, sepse ata njerëz që punojnë këtu, vijnë nga vende të ndryshme", ka deklaruar Migiro.

Dhjetëra persona janë plagosur nga sulmi, përgjegjësinë e të cilit e ka marrë grupi islamik Boro Haram, që ka lidhje me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG