Ndërlidhjet

Nju Jork, dobësohet fuqia e uraganit


Ndonëse vazhdojnë erërat, uragani Ajrin është dobësuar. Ai pritet të lërë Nju Jorkun për të lëvizur drejt Kanadasë mbrëmjen e së dielës.

"Aktualisht, qielli duket më i hapur", tha Xhozef Bruno, komisionar i Menaxhimit të Emergjencave.

"Ka disa pjesë të qytetit që vazhdojnë të kenë përmbytje dhe shi, por në përgjithësi mendoj se ia kemi dalë", tha Bruno për CNN.

Uragani Ajrin thuhet se përbën fatkeqësinë rekorde të Shteteve të Bashkuara në vitin 2011.

Nga Karolina e Veriut, ai ka arritur në Nju Jork, ku ka shkatuar stuhi të fuqishme dhe rrjedhimisht evakuimin e mbi 370 mijë personave.

Përgatitjet për uraganin Ajrin në Nju Jork kanë përfshirë edhe mbylljen e plotë të transportit publik si dhe anulimin e tetë mijë fluturimeve.
XS
SM
MD
LG