Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë sot seancën e rregullt për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë sot seancën e rregullt për Kosovën, ku do të prezantohet raporti më i ri i sekretarit të përgjithshëm për gjendjen në Kosovë.

Ban Ki-Mun në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, e cila përfshihet në raport, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur kah fundi i kësaj periudhe, thuhet në raport.

Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq.
XS
SM
MD
LG