Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë nuk do ta ekstradojnë Megrahin


Kryengritësit thonë se Libia nuk do të ekstradojë Baset Abdel al-Megrahi, njeriu i dënuar për bombardimet ajrore Lokerbi të vitit 1988.

Ministri i drejtësisë në Këshillin Kombëtar të tranzicionit, Mohammed al-Alagi, tha:

"Megrahi tashmë është gjykuar një herë dhe ai nuk do të gjykohet përsëri".

Një korrespondent e CNN-it thotë se e ka parë Megrahi në Tripoli dhe tregoi se është pranë vdekjes.

Megrahi, që është diagnostifikuar me kancer, kishte qenë në burg 8 vjet, për vrasjen e 270 personave.

Ai u lirua në vitin 2009, pasi doktorët kishin thënë se ai ka vetëm edhe pak muaj për të jetuar.
XS
SM
MD
LG