Ndërlidhjet

WSJ: Thaçi, një e ardhme më e mirë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
"The Wall Street Journal"

Shkruan: Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës




Më shumë se 20 vite më parë shpërthyen tensionet që mbaheshin nën presionin e ish-Republikës jugosllave.

Që nga atëherë kanë ndodhur një sërë luftërash të tmerrshme të cilat kanë frikësuar Evropën.

Mirëpo me aksionet e fundit për të mbyllur kufijtë tanë në veri, që i parapriu fazës së ardhshme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, unë besoj se kemi arritur në një moment vendimtar në historinë e Ballkanit Perëndimor.

Kjo krijon një mundësi për tërë rajonin për të përmbyllur përfundimisht këtë kapitull të dhunshëm dhe turbullues në historinë tonë.

Kur ne vepruam muajin e kaluar si përpjekje për të ndalur krimin e shfrenuar dhe për të vendosur sundimin e ligjit në veri të Kosovës në kufi me Serbinë,një zonë kryesisht e përbërë prej banorëve të përkatësisë etnike serbe, shumë njerëz panë një ngërç tjetër në Ballkan, një çështje e brendshme e cila sërish i vuri serbët përballë kosovarëve.

Serbia ka të drejtën për të mbështetur qytetarët e përkatësisë etnike serbe në Kosovë rreth aktiviteteve kulturore dhe të tjera.

Për këtë nuk u arrit marrëveshja vetëm në 2007-ën me planin e Ahtisaarit, por kjo është shumë e normale: Praktikisht në çdo vend të botës ekziston një Akademi Franceze.

Mirëpo, përgjatë viteve kjo mbështetje ka degjeneruar në krijimin e një lloj shtet- brenda -shtetit, me një demokraci jofunksionale, trafikim të dukshëm të drogës, njerëzve dhe armëve dhe kërcënimin e përditshëm të shqiptarëve e serbëve nga ushtritë private të cilat janë të vetmet që përfitojnë nga mungesa e sundimit të ligjit.

Si rezultat, shumica dërrmuese e njerëzve në këtë zonë-serbët dhe shqiptarët-mbështetën veprimet tona.

Përkundër predikimeve të disa vëzhguesve, popullata lokale nuk u ngrit në rolin e kundërshtarit.

Grupet e armatosura iu përgjigjen dhunshëm konfrontimit me ne, por qetësia u rivendos vetëm pas një apo dy ditësh.

Pse ky pranim? Unë besoj se serbët lokalë dhe banorët shqiptarë, ngjashëm me njerëzit në Ballkan, janë të lodhur nga konflikti dhe trazirat.

Ka ardhur koha që të ndryshojnë gjërat dhe tani është momenti i duhur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi vitin e kaluar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Kjo, së bashku me ndryshimin e vullnetit dhe vendimeve të Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte, si gjeneralin Ratko Mlladiq, nënkupton se tabloja politike në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht.

Duke marrë parasysh që të gjitha vendet e Ballkanit e shohin të ardhmen e tyre si një të ardhme evropiane, këto zhvillime pozitive kanë krijuar një mundësi unike të cilën duhet ta shfrytëzojmë së bashku.

Bisedimet të cilat nisin këtë të premte në Bruksel janë një shans për të përshpejtuar drejt një qëllimi të përbashkët.

Çelësi kryesor për t’i realizuar ambiciet e Serbisë drejt BE-së, siç ka theksuar javën e kaluar kancelaria gjermane Angela Merkel, qëndron në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Pjesë kyçe e këtij normalizimi, siç ka theksuar zonja Merkel, është ndërprerja e financimit jo-transparent të Serbisë për “strukturat të saja paralele” në veri me të cilat po thellohen ndarjet.

Javën e kaluar, u bëra thirrje të gjithë serbëve kosovarë të integrohen tërësisht në krijimin e një Kosove shumë-etnike të bazuar në kushtetutën tonë.

Po e përsëris këtë thirrje sot. Përparimi për të vendosur rendin dhe ligjin dhe një jetë normale në veri të Kosovës vetëm sa ka filluar.

Ka shumë punë për të bërë dhe është jetike që Bashkësia Ndërkombëtare merr pjesë tërësisht në përmbushjen e këtij procesi.

Është e pamundur të thuhet se sa i rëndësishëm është ky hap final për Kosovën-për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën.

Me zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës dhe me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do t’u jepej fund ndarjeve dhe konflikteve të hidhura më se 20 vjeçare.

Ne duam t’u japim të gjithë njerëzve në Ballkan një mundësi për të shikuar përpara. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, dhe unë nuk guxojmë ta humbim këtë mundësi.(e.p)
XS
SM
MD
LG