Ndërlidhjet

Forca e koalicionit vazhdon veprimin në Libi


Shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore "nuk ka përfunduar".

Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theskuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gadafit".

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Xhalil, tha se Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, përbën ende rrezik si brenda, ashtu dhe jashtë Libisë.
XS
SM
MD
LG