Ndërlidhjet

SHBA i quan jolegjitime zgjedhjet në Abkhazi


Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur jolegjitime zgjedhjet që kanë zënë vend në rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se “SHBA nuk njeh rezultatin apo legjitimitetin e të ashtuquajturave zgjedhje në Abkhazi”.

Në zgjedhjet e së shtunës, të cilat kryesisht janë parë si jolegjitime, Abkhazia ka zgjedhur Aleksander Ankvaban në postin e presidentit.

Abkhazia është ndarë nga Gjeorgjia pas luftës civile, në vitet 1990. Por, pavarësia e saj është njohur vetëm nga Rusia dhe një pjesë e vogël e shteteve, pas konfliktit të armatosur Rusi-Gjeorgji, në gusht të 2008-ës.
XS
SM
MD
LG