Ndërlidhjet

Ukraina diskuton për perspektivën evropiane


Aspiratat e Ukrainës për integrime evropiane pritet të dominojnë bisedimet e sotme ndërmjet presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviq, dhe homologut të tij polak, Bornisllav Komorovski.

Dy udhëheqësit do të takohen në qytetin bregdetar Jurata, në veri të Polonisë.

Ata pritet të diskutojnë për mënyrat se si Polonia – e cila aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të BE-së – mund ta ndihmojë Ukrainën për arritjen e marrëveshjes së asociimit.

Mediat supozojnë se Komorovski mund të ngrejë çështjen e arrestimit të ish-kreyeministres ukrainase, Julia Timoeshenko, nën akuzat për “shpërdorim të detyrës”.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për arrestimin e saj.
XS
SM
MD
LG